Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është pritur në takim nga kongresisti Ritchie Torres.
Ai u shpreh se në këtë takim, ndër të tjera kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, përcjell Klankosova.tv.
“Në vazhdën e takimeve në Kongres, jam pritur nga kongresisti Ritchie Torres, mik i mirë dhe i përkushtuar i Kosovës, përkrahës i madh i antarësimit të vendit tonë në NATO”.
“Diskutuam për Planin Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO. Ritchie Torres, mes tjerash është përfaqësues edhe i një numri të madh të shqiptarëve në shtetin New York”, shkroi tutje Haradinaj.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>