E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHaradinaj ngushëllon familjen e zjarrfikësit: Lima ishte simbol i guximit dhe humanizmit

Haradinaj ngushëllon familjen e zjarrfikësit: Lima ishte simbol i guximit dhe humanizmit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e Kaqun Limës – zjarrfikësit i cili humbi jetën dje gjatë kryerjes së detyrës si pasojë e një aksidenti.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Lima ishte një burrë i përkushtuar, një profesionist i palodhur dhe simbol i guximit dhe humanizmit.

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Kaqun Limës, shefit të operativës në brigadën e zjarrfikësve të Gjakovës. Kaquni humbi jetën në një aksident tragjik gjatë orarit të punës, në përpjekje për të shpëtuar të tjerët, ashtu siç kishte bërë gjithë jetën e tij. Një burrë i përkushtuar, një profesionist i palodhur dhe simbol i guximit dhe humanizmit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, kolegëve të tij dhe gjithë qytetarëve të Gjakovës që sot ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe. U prehtë në paqe”, ka shkruar kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv.

The post Haradinaj ngushëllon familjen e zjarrfikësit: Lima ishte simbol i guximit dhe humanizmit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT