Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se tubimin e radhës sot e pati në qytetin e Ferizajt, me kandidaten për kryetare Xhemile Muratin.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Ferizaj sot tregoi fuqinë e vërtetë të qytetit të ndërmarrësisë e të vlerave qytetare.
“Kandidatja jonë për kryetare, Xhemile Murati, si kandidate grua, është shembull i përkushtimit dhe vizionit për zhvillimin e qytetit dhe rritjen e efikasitetit në shërbime. Që nga mosha e re, ajo ka shërbyer për komunitetin përmes organizatave joqeveritare, ndërsa përvoja e gjatë në qeverisjen lokale e ka bërë të njohë në themel çdo nevojë të qytetarëve të Ferizajt”, u shpreh Haradinaj.
I njëjti theksoi se besimi me votë për 174 do të përkthehet në projekte konkrete dhe qeverisje të afërt me qytetarin. /Klankosova.tv
The post Haradinaj: Në tubimin zgjedhor u ndje qartë besimi në vizionin tonë për Ferizajn appeared first on Klan Kosova.