Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur sot në Pentagon nga Drejtoresha për Evropen Jugore dhe Lindore në Departmentin e Mbrojtjes, Leigh Ann G. Killian, zëvendësdrejtori Patrick M. Antonietti, dhe ekipi i tyre.
Sipas një komunikate për media, diskutimet gjatë takimit janë fokusuar në partneritetin strategjik mes ShBA-së dhe Kosovës dhe antarësimin e Kosovës në NATO përmes Planit Aksional, transmeton Klankosova.tv.
“Pajtueshmëri e plotë për koordinim të punëve dhe veprimeve në proceset që e presin Kosovën”, thuhet tutje në komunikatë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>