Haradinaj në Fushë Kosovë: Mbi 65 mijë banorë presin ende zgjidhje për problemet themelore

Haradinaj në Fushë Kosovë: Mbi 65 mijë banorë presin ende zgjidhje për problemet themelore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në Fushë Kosovë, ku është shprehur se mbi 65 mijë banorë presin ende zgjidhje për problemet themelore.

Ai tha se mungesa e hapësirave shkollore, çerdheve dhe infrastrukturës bazë është dëshmi e qartë e siç tha si, një qeverisjeje që ka humbur kontaktin me qytetarin.

“Në Fushë Kosovë, aty ku bashkohen qytetarë nga e gjithë Kosova dhe Lugina, mbi 65 mijë banorë presin ende zgjidhje për problemet themelore.  Mungesa e hapësirave shkollore, çerdheve dhe infrastrukturës bazë është dëshmi e qartë e një qeverisjeje që ka humbur kontaktin me qytetarin.

Në takim me strukturat e Aleancës dhe qytetarë të shumtë, bashkë me kandidaten tonë për kryetare, znj. Vildane Latifi, si dhe me kandidatët për asamble, shpalosëm vizionin tonë “Dritë për Fushë Kosovën”, një plan konkret për zhvillimin dhe modernizimin e kësaj komune. Vildane Latifi, si kandidate grua, përfaqëson një brez të ri të politikës lokale që sjell përvojë, energji dhe vizion. Ajo njeh nga afër sfidat e qytetit të saj dhe do të jetë kryetare e denjë që i jep Fushë Kosovës qeverisjen shembullore”.

“Fushë Kosova është një nga nyjet kryesore ekonomike të vendit, një komunë ku takohen njerëz dhe komunitete biznesi nga e gjithë Kosova. Ky potencial i jashtëzakonshëm nuk është shfrytëzuar dhe nuk është parë kurrë siç është në të vërtetë, një nyje strategjike për ekonominë dhe zhvillimin e gjithë vendit”, ka shkruar Haradinaj./Klankosova.tv

The post Haradinaj në Fushë Kosovë: Mbi 65 mijë banorë presin ende zgjidhje për problemet themelore appeared first on Klan Kosova.