E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Mos qofsha në lëkurën e deputetëve që kanë ngritur dorën e...

Haradinaj: Mos qofsha në lëkurën e deputetëve që kanë ngritur dorën e kanë votuar Specialen (VIDEO)

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Gjykatën Speciale.

Ajo është shprehur se kjo gjykatë mund të shihet si një simbol i asimetrisë ndërkombëtare të trajtimit të Kosovës dhe siç tha, të trajtimit të krimeve të luftës.

“Realisht mos qofsha në lëkurën e atyre deputetëve që e kanë ngritur dorën dhe e kanë votuar Gjykatën Speciale, duke e ditur se çka po votojnë. Nuk kanë votuar asnjë protokoll të thjeshtë bashkëpunimi të kësaj gjykate me institucionet e Kosovës . Madje, ne komunikojmë me Gjykatën Speciale me nota verbale”.

“Nëse e shohim në një kontekst më të gjërë, atëherë padyshim se Gjykata Speciale sot mund të shihet si një simbol i asimetrisë ndërkombëtare të trajtimit të Kosovës, i asimetrisë të trajtimit të krimeve të luftës, sepse me krimet gjinocidale të Serbisë nuk merret askush, nuk është marrë askush, madje as qeveria e tanishme e cila ka ardhur në pushtet duke aluduar se do të bëjë padi për gjenocid kundër Serbisë, nuk e ka bërë fare”, u shpreh Haradinaj./Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT