Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar ditën e sotme me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Në takim, siç njofton AAK, u diskutua për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, me theks të veçantë për situatën e krijuar nga bllokada institucionale që po zgjat tash e disa muaj.
“Haradinaj e njoftoi znj. Prattipati për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin e saj për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet”, u tha në njoftimin e AAK-së.
Në takim, sipas këtij njoftimi, Haradinaj e ka falënderuar Prattipatin për rolin e saj aktiv dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-ja po jep në proceset kyçe që po kalon Kosova. /Klankosova.tv
The post Haradinaj me Prattipatin diskuton bllokadën institucionale appeared first on Klan Kosova.