Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e cila është paralajmëruar të mbahet më 7 gusht.
Ai ka shpërndarë thirrjen e protestës në Facebook dhe thotë se është në përkrahje të kërkesave të tyre legjitime dhe të drejta, raporton Klankosova.tv.
“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Sipas njoftimit, protesta nis nga ora 17:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë dhe mbahet kundër padrejtësisë.
The post Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK: Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës appeared first on Klan Kosova.