Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i mbështet fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e presidentit Donald Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin e Kosovës më 1999-në.
“Më 24 mars 1999, shtetet aleate të udhëhequra nga Amerika nisën fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit. Në atë kohë, regjimi i Millosheviqit mbështetej nga një koalicion regjimesh shtetërore, përfshirë edhe regjimin iranian, në planet e tij gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës”.
“Sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin tonë. Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv
The post Haradinaj: Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore amerikane mbi kapacitetet bërthamore të Iranit appeared first on Klan Kosova.