E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/haradinaj-limaj-eshte-futur-ne-kurthin-e-kurtit-video/Haradinaj: Limaj është futur në kurthin e Kurtit (VIDEO) - Klan Kosova

https://klankosova.tv/haradinaj-limaj-eshte-futur-ne-kurthin-e-kurtit-video/Haradinaj: Limaj është futur në kurthin e Kurtit (VIDEO) – Klan Kosova

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, është futur në gropën e Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo në kontekstin e një bashkëpunimi të mundshëm mes të dyve për të mundësua konstituimin e Kuvendit, por edhe për të kandiduar të parin e Nismës për kryeparlamentar.

Në emisionin DPT Fidani, Haradinaj ka përmendur edhe një shprehje popullore me të cilën e ka cilësuar Limajn.

“Ato çka i kemi pasë në plan t’i themi i kemi thënë dhe i kemi konsumuar, tash mendoj se edhe Z. Limaj në fillim është futur në kurthin e Z.Kurtit. Sipas meje, fare mirë dihet që deri në fillimin e seancës të gjithë e kanë pritur nominimin e tij për kryetar të Kuvendit, gjë që u dëshmua edhe më vonë prej gojës së Limajt dhe Kurtit, dhe aktorëve të tjera”, tha Haradinaj.

“Siç duket viktima e parë e mashtrimit ka qenë vet Z.Limaj nga Kurti. Është edhe ajo shprehja popullore: ‘Kur ia qelë gropën dikujt, ruju se vet bie në të’. Kjo vlen për Limajn, unë mendoj se Limaj edhe kandidati i opozitës për kryeministër duhet të bashkëpunojnë, kjo është temë që nuk më takon mua, se çka bëjnë këta unë nuk e di. Unë mundem të garantoj vetëm për votën time, çdo kohë me të shkojë t’ia jap votën një kandidati të opozitës pa asnjë kusht”, u shpreh Haradinaj. /Klankosova.tv

The post Haradinaj: Limaj është futur në kurthin e Kurtit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT