Haradinaj, Kurtit për kryeparlamentar: Për 20 deputetë i ke votat e AAK-së

Haradinaj, Kurtit për kryeparlamentar: Për 20 deputetë i ke votat e AAK-së

Pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për t’u zgjedhur kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja mund ta zhbllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.

Ai tha se sipas vlerësimit të AAK-së, rreth 20 deputetë të Vetëvendosjes do ta merrnin votën e kësaj partie për postin e kryeparlamentarit.

“VV-ja i ka votat për kryetar Kuvendi. Sepse ne që kemi 5 vota të sigurta, plus ndonjë tjetër, sot do të votonim, ndoshta për 20 prej kandidaturave të VV-së. Pra i ka votat. VV-ja nuk i ka votat për qeveri, sepse për qeveri nuk votojmë, për Kurtin III jo. Kurti po do me shku në zgjedhje, por pa ardhë në peshore. Nuk po do me u pa, duke mos i pas votat për ta bërë qeverinë. Ky është realiteti”.

“Në bindjen tonë si Aleancë janë rreth 20 njerëz të VV-së që ua qesim votën. Pra Kurti e ka votën për kryetar Kuvendi kur do, nesër”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini, transmeton Klankosova.tv.

Në të dy tentimet e sotme të VV-së, Albulena Haxhiu mori 57 vota, aq sa mori edhe Donika Gërvalla, por që kjo e fundit nuk e mori votën e koleges së saj nga VV, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila tha se nuk mori pjesë në votim për Gërvallën për shkak të disa statuseve të saj ndaj Rexhep Selimit.

The post Haradinaj, Kurtit për kryeparlamentar: Për 20 deputetë i ke votat e AAK-së appeared first on Klan Kosova.