Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot prijësin dhe strategun Ismet Jashari, i njohur si Kumanova, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka nderuar gjithashtu të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, raporton Klankosova.tv.
Në mesazhin e tij përkujtimor, Haradinaj vlerësoi lart betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe të popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës, duke përmendur me nder dhe emrat e dëshmorëve të rënë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj dhe Zenun Mataj.
“Të paharruar në kujtimin e brezave. Lavdi!”, shkroi Haradinaj.
The post Haradinaj kujton Ismet Jasharin dhe dëshmorët e Brigadës 121 në 27-vjetorin e rënies appeared first on Klan Kosova.