Sunday, April 12, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet...

Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët e komunës së Istogut.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e tyre që në luftën e fundit treguan heroizëm ndaj atdheut, shkruan KlanKosova.

Postimi i plotë:

Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e vetë të cilët në luftën e fundit për liri treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu.

Në këtë ditë të dëshmorëve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, kujtojmë veprën heroike të tyre, ndër ta mësuesin Mustafë Blakaj, Abedin Dervishaj, Bujar Visoqi, Ismet Bicaj, Izet Shatri, Muharrem Vuthaj, Nezir Mujaj, Shaqir Tahiraj, Skënder Maraj, Xhafer Mehmetaj, Smajl Fetahaj, Xhafer Haskaj, Sylë Çeta, Qazim Hakaj, Nexhmedin Hakaj, Sami Gashi dhe Njomëza Lipaj, që ranë në Prillin e 1999 dhe vazhdon me dëshmorë tjerë deri në përfundim të luftës.

Lavdi të rënëve!

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT