E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/haradinaj-kujton-betejen-e-morines-renia-e-deshmoreve-u-be-frymezim-per-mijera-te-rinj/Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Rënia e dëshmorëve u bë frymëzim për...

https://klankosova.tv/haradinaj-kujton-betejen-e-morines-renia-e-deshmoreve-u-be-frymezim-per-mijera-te-rinj/Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Rënia e dëshmorëve u bë frymëzim për mijëra të rinj – Klan Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot Betejën e Morinës, e cila më 7 korrik 1998 shënoi një kapitull të ri në luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit.

Në përvjetorin e kësaj beteje, Haradinaj së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë bëri homazhe për të nderuar ata që ranë në këtë përballje me forcat armike: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Ahmet Pulatini, Fisnik Salihu, Nezir Elezaj, Ymer Bytyqi, Arben Ukshini dhe Sylejmon Abdyli, njofton Klankosova.tv.

“Rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për rrjedhën e luftës, por njëkohësisht u bë frymëzim për mijëra të rinj që iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e çuar më tej idealin e shenjtë të lirisë”,  ka shkruar Haradinaj.

Në këtë përvjetor, u nderua edhe kujtimi për dëshmorin Agim Mazrekaj, të cilin Haradinaj e përshkroi si luftëtar të vendosur dhe të gatshëm për çdo betejë.

“Trimëria e Agimit do të kujtohet ndër breza,” theksoi ai, duke shtuar se homazhe janë bërë edhe në Voksh të Deçanit, pranë lapidarit të dëshmorit Xhevat Nitaj.

The post Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Rënia e dëshmorëve u bë frymëzim për mijëra të rinj appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT