Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj kritikon vendimin e ministres Pacolli: Rugova dhe Bjeshkët e Nemuna janë...

Haradinaj kritikon vendimin e ministres Pacolli: Rugova dhe Bjeshkët e Nemuna janë vendbanime, jo thjesht zona natyrore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar vendimin e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, për të ndaluar transportin e materialeve ndërtimore në Bjeshkët e Nemuna.

Ai e përshkruan këtë veprim si të shkëputur nga realiteti i qytetarëve, duke goditur familjet, fshatrat dhe ekonominë lokale.

Haradinaj thekson se Rugova dhe Bjeshkët e Nemuna nuk janë thjesht zona natyrore, por vendbanime me 13 fshatra ku njerëzit jetojnë dhe punojnë në kushte infrastrukturore të vështira.

Ai shton se vendime të tilla rrezikojnë zhvillimin e kësaj zone turistike dhe reflektojnë paaftësinë e qeverisë për të kuptuar nevojat reale të qytetarëve. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT