Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet.
Reagimi i tij erdhi pas vendimit të shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut strategjik me Kosovën për një kohë të pacaktuar.
“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën. I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, ka shkruar në reagimin e tij, Haradinaj.