Kandidati i koalicionit AAK-Nisma me partnerë, Ramush Haradinaj, gjatë tubimit zgjedhor të mbajtur në Kaçanik ka thënë se shumica e njerëzve të listës së tyre janë luftëtarë për zhvillimin e arsimit, shëndetësisë, pensionistët e kategoritë e lirisë.
Haradinaj tha se nuk ka asnjë subjekt tjetër politik që garon në këto zgjedhje me kandidat për kryeministër nga UÇK-ja.
“Kategoritë e lirisë, nuk ka subjekt politik tjetër që garon me kandidat për kryeministër nga UÇK-ja. Jo për lavd, jam luftëtar, jam i plaguar, jam familje dëshmori. S’ka as parti tjetër që e ka numrin dy UÇK”.
“Nëse e votoni numrin 137, nuk është asnjë kandidat për kryeministër që mundet më shpejt e më mirë e më sigurt që ta fus Kosovën në NATO. Jam i vetmi kandidat për kryeministër që e ka zgjedhur me kohë, por jo pa arsye. Unë tash e 6 vjet punoj që ta anëtarësoj Kosovën në NATO”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se NATO është siguri për vendin, dhe sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veriatlantike do të nënkuptonte sigurimin e varreve por edhe të atyre që s’kanë lindur akoma.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>