Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka ndarë urimer për Mbretin Charles.
“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, ndamë urimet për ditëlindjen e mbretit si dhe për thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv
The post Haradinaj ia uron ditëlindjen Mbretit Charles përmes ambasadorit britanik appeared first on Klan Kosova.