E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeHaradinaj i reagon Mihalit: Beretat në të kaluarën kanë përfunduar në mbeturina

Haradinaj i reagon Mihalit: Beretat në të kaluarën kanë përfunduar në mbeturina

Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka reaguar Dejona Mihalit, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Disa njerëz që e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të gjithëdijshëm, duhet ta kuptojnë se fundi i tyre është afër. Ata s’do të kenë vend për t’u fshehur, drejtësia do t’i godasë ashtu siç e meritojnë. Bereta ka pasur ky vend edhe në të kaluarën, por sot janë në koshin e mbeturinave historike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Shteti ynë nuk do të cenohet nga eksponentë të dyshimtë që vijnë vërdallë me mision dhe agjendë puro antikombëtare”.

Haradinaj e quajti të pavarur dhe të obligueshëm për t’u respektuar vendimin e sotëm të Kushtetueses.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot, ashtu si çdo vendim i deritanishëm, është i pavarur dhe i obligueshëm për t’u respektuar”.

“Beretagjinjtë le të përgatiten për drejtësi, pasi Kosovës i kushtuan mbi 3 miliardë euro, e Serbinë e pasuruan me mbi 3 miliardë”.

The post Haradinaj i reagon Mihalit: Beretat në të kaluarën kanë përfunduar në mbeturina appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT