Thursday, April 9, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit: Hasanmetaj do të mbahet mend...

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit: Hasanmetaj do të mbahet mend si luftëtar i dalluar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Xhevat Hasanmetaj, i cili humbi jetën dje në vendin e punës në Strellc të Ulët të Deçanit.

Përmes një postimi nëhttps://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid02gmibSnubZ3ewq1QdugNKLLN12MFrMJBjuEyGpRYWUqWsrsQAnFvPaePKiV9VwAMnl&show_text=true&width=500“> Facebook, Haradinaj shkroi se Hasanmetaj do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit, Xhevat Hasanmetaj. Xhevati do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm. Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe bashkëluftëtarët, të cilët duhet të ndihen krenarë për jetën, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të lirisë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT