Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të Adem Haxhosajt, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka nderuar figurën e Haxhosajt, duke e cilësuar si një “luftëtar të lirisë” dhe një ndër më të mirët në zonën e Dukagjinit.
“Lamtumira e fundit për luftëtarin e lirisë, Adem Haxhosaj! U prehtë në paqe!” – ka shkruar Haradinaj.
Ai shtoi më tej se Adem Haxhosaj ishte një luftëtar i fortë, njëri prej më të zotëve të UÇK-së në Dukagjin, duke nderuar kështu kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!