Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas hapjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet komunale.
Haradinaj i ka ftuar të gjithë mërgimtarët që ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u regjistruar për zgjedhjet komunale.
“Dje ka filluar afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për Zgjedhjet Komunale 2025, i cili do të zgjasë deri më 25 gusht 2025”.
“Ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar, sepse zëri juaj ka rëndësi dhe vendimmarrja juaj ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e komunave tona”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se aplikimi për regjistrim është individual dhe mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së.
The post Haradinaj i fton mërgimtarët që të regjistrohen si votues për zgjedhjet komunale appeared first on Klan Kosova.