Haradinaj: Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi

Haradinaj: Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi, transmeton Klankosova.tv.

“Heronjtë e Kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi. Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani”.

“Gjithmonë të parët në rresht, ata luftuan dhe ranë bashkë. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave. Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar i pari i AAK-së.

The post Haradinaj: Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi appeared first on Klan Kosova.