Haradinaj e uron Ramosajn për fitore: Vazhdon puna me përkushtim dhe energji

Haradinaj e uron Ramosajn për fitore: Vazhdon puna me përkushtim dhe energji

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Bashkim Ramosajn për fitore në zgjedhjet komunale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Ramosaj e meritoi fitoren, derisa shtoi se nga sot në këtë komunë, puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji.

“Deçani i pakontestueshëm për fitoren e Aleancës dhe për vazhdimin e qeverisjes së Bashkim Ramosajt edhe për një mandat tjetër katërvjeçar. E urova kryetarin Ramosaj për këtë fitore të merituar dhe për punën e palodhshme që ka bërë për Deçanin. Nga sot, puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji”, ka shkruar kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, Bashkim Ramosaj fitoi me 51.57 për qind, ose ndryshe grumbulloi mbi 7 mijë e 866 vota.

Ai la pas Jeton Mushkolajn e LDK-së me 3 mijë e 222 vota.

The post Haradinaj e uron Ramosajn për fitore: Vazhdon puna me përkushtim dhe energji appeared first on Klan Kosova.