Haradinaj e nis ditën në Rahovec

Haradinaj e nis ditën në Rahovec

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot e ka nisur ditën në komunën e Rahovecit.

Ai tha se me qeverisja e suksesshme e dëshmuar nga kryetari Smajl Latifi është garanci e një pune që nuk ndalet.

“Ditën e sotme e nisa në Rahovec, me kryetarin fitues, Smajl Latifi, dhe ekipin për Asamblenë Komunale. Qeverisja e suksesshme e dëshmuar nga Kryetari Latifi është garanci e një pune që nuk ndalet, por vazhdon me projekte të reja dhe zhvillim për Rahovecin. 174 – Dritë për Rahovecin”, ka shkruar tutje Haradinaj.

The post Haradinaj e nis ditën në Rahovec appeared first on Klan Kosova.