Haradinaj: “Dritë për Shtimen” nuk është vetëm slogan, por vizion

Haradinaj: “Dritë për Shtimen” nuk është vetëm slogan, por vizion

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë prezantimin e kandidatit për kryetar të Shtimes në zgjedhjet e 12 tetorit, Ramë Bislimit.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se  “Dritë për Shtimen” nuk është vetëm slogan, por vizion që e shndërron Shtimen në një komunë të zhvilluar e me perspektivë për secilin qytetar.

“Në Shtime, kandidati i Aleancës për kryetar është z. Ramë Bislimi, i cili vjen nga një familje atdhetare, një njeri i respektuar nga qytetarët, i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership”.

“Ai gëzon besimin e komunitetit dhe sjell përvojë e përkushtim për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe qeverisje transparente. Përkrah tij, në listën e Aleancës janë figura të respektuara nga fusha e arsimit, shëndetësisë dhe biznesit, të cilët do ta përfaqësojnë denjësisht qytetarin në Asamble”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Shtimja ka potencial të madh në bujqësi dhe blegtori, në përpunimin e produkteve vendore, në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. /Klankosova.tv

The post Haradinaj: “Dritë për Shtimen” nuk është vetëm slogan, por vizion appeared first on Klan Kosova.