Haradinaj bën homazhe për viktimat e 11 shtatorit: Jeta jonë është e lidhur me Amerikën

Haradinaj bën homazhe për viktimat e 11 shtatorit: Jeta jonë është e lidhur me Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Në një deklaratë për media, Haradinaj tha se populli i Kosovës ka një lidhje të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat luajtën një rol vendimtar gjatë luftës në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

“Fati i popullit tonë, edhe jeta jonë, edhe ekzistenca jonë është e lidhur me Amerikën. Më 24 mars të vitit 1999, kur Amerika i priu NATO-s dhe ndërhyri në luftën e Kosovës, duke filluar fushatën ajrore dhe bombardimin e caqeve serbe të regjimit të Millosheviqit, ndihmoi ndaljen e luftës”,  tha Haradinaj.

 

 

 

 

 

The post Haradinaj bën homazhe për viktimat e 11 shtatorit: Jeta jonë është e lidhur me Amerikën appeared first on Klan Kosova.