E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHaradinaj: 15 vjet më parë, GjND-ja legjitimoi përpjekjet tona historike

Haradinaj: 15 vjet më parë, GjND-ja legjitimoi përpjekjet tona historike

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Vendimi i 22 Korrikut 2010 nga GJND është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovë

Ai në Facebook thekson se 15 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet.

“ Ai vulosi drejtësinë ndërkombëtare mbi idealin tonë të lirisë, të jetësuar më 17 Shkurt 2008. Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica ndër breza. Por Kosova ka qëndruar falë përkushtimit të popullit të saj për liri, drejtësi dhe demokraci”.

“Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”, shkruan Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Haradinaj: 15 vjet më parë, GjND-ja legjitimoi përpjekjet tona historike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT