Shqipëria një ditë më parë hapi katër kapituj të ri të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
E sot kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka publikuar pamje nga takimet atje me ekipin e Shqipërisë për negociata.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/