E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeHapet tenderi për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm në katër...

Hapet tenderi për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm në katër komunaSinjali

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se është tenderi për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm në Pejë, Gjilan, Podujevë dhe Istog.

Ky projektligj u mirauta fillimisht në korrik të këtij viti teksa në shkurt të vitit 2024 u hap thirrja për të gjitha komunat që të aplikojnë.

Kurti ka thënë se për këtë projekt kanë punuar nga fillimi i mandatit, duke shtuar se së shpejti do të hapet edhe tenderi për komunat e tjera.

Vlera e këtij projekti konsiderohet mbi 38 milionë euro.

Postimi i plotë:

“Sot, 29 nëntor 2024 po e hapim tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm. Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, ndërkaq shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna tjera që janë në procedurë. Do të sigurojmë banim për të gjithë. Banim të dinjitetshëm, jo vetëm strehim”, ka shkruar Kurti.

Ta bësh Kosovën të jetueshme do të thotë ta bësh Kosovën të banueshme. Këtë e bën projekti ynë i Banimit të Përballueshëm, që siç e kemi premtuar edhe do ta realizojmë. Për të kemi punuar nga fillimi i mandatit:

-Në prill të vitit 2021 formuam komitetin këshillues për studimin e fizibilitetit;
-Në shkurt 2022 kemi pranuar studimin e fizibilitetit ku theksoheshin rrugët që duhet ndjekur, çështja e pronave dhe sfidat që parasheh ky projekt;
-Në shkurt të vitit 2024 hapëm thirrjen për të gjitha komunat që të aplikojnë për banim të përballueshëm;
-Në korrik 2024 miratuam në Qeveri projektligjin për këtë projekt; dhe
-Sot, 29 nëntor 2024 po e hapim tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm.

Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, ndërkaq shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna tjera që janë në procedurë.

Do të sigurojmë banim për të gjithë. Banim të dinjitetshëm, jo vetëm strehim

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT