E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/hap-i-rendesishem-drejt-zbardhjes-se-skandalit-qe-e-kemi-denoncuar-thote-musliu-shoshi-per-aktakuzen-ndaj-damkes/"Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar", thotë...

https://klankosova.tv/hap-i-rendesishem-drejt-zbardhjes-se-skandalit-qe-e-kemi-denoncuar-thote-musliu-shoshi-per-aktakuzen-ndaj-damkes/”Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar”, thotë Musliu-Shoshi për aktakuzën ndaj Damkës – Klan Kosova

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka përshëndetur aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj ministrit Fikrim Damka për keqpërdorim të buxhetit shtetëror.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky veprim përbën një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që siç tha “e kemi denoncuar më 1 qershor 2022, përmes një kallëzimi penal të paraqitur bashkë me avokatin Faton Fetahu”.

“Ajo që mbetet e pashpjegueshme është mos përfshirja në aktakuzë e dy protagonisteve kyçe të kësaj afere: zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla -Schëarz dhe zëvendësministrja Liza Gashi, si përfituese direkte përmes organizatës Germin”.

“Kjo marrëveshje, e realizuar me pëlqimin e znj. Schëarz, shkel katër ligje të Republikës së Kosovës dhe dëmton mbi 1 milion euro nga buxheti public”.

“Në këtë drejtim, i bëj thirrje me mirëbesim dhe respekt Prokurorisë Speciale që të shqyrtojë me kujdes të plotë përgjegjësinë dhe rolin e çdo zyrtari të përfshirë në këtë rast, përfshirë ministren Gërvalla dhe zëvendësen e saj, znj. Gashi”.

“PDK do të vazhdojë të mbrojë interesin publik dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo abuzim me pushtetin dhe pasurinë e qytetarëve”, tha Musliu-Shoshi, transmeton Klankosova.tv.

The post “Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar”, thotë Musliu-Shoshi për aktakuzën ndaj Damkës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT