Fatmir Limaj, kreu i Nismës Socialdemokrate, ka shmangur deklaratat mbi vendosjen e vijave të kuqe ndaj Vetëvendosjes dhe partive opozitare për ndërtimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai ka theksuar se për “çështjet nacionale” nuk ka ndasi politike.
Megjithatë, analisti Agon Hana mendon se një koalicion mes Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit është i pamundur, transmeton Klankosova.tv.
“Për të mirën e vendit, Limaj nuk duhet të bëjë koalicion me Albin Kurtin apo t’ia mundësojë formimin e qeverisë. Nuk mund të funksionojnë bashkë, sepse janë dy qasje të ndryshme – Limaj është kapitalist, ndërsa Vetëvendosje është parti e majtë. Albin Kurti nuk mund të bashkëpunojë me kapitalistët”, ka deklaruar Hana, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ndiqni deklaraten e plotë, në videon vijuese:
The post Hana: Kurti dhe Limaj nuk mund të bashkëqeverisin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.