Në vazhdën e takimeve me bizneset kosovare, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, zhvilloi një të tillë edhe sot.
Kësaj radhe cak i takimeve ishte Gjakova, transmeton Klankosova.tv.
Hamza u shpreh se do t’i mbështesë prodhuesit vendor.
“I gjeni kudo produktet e freskëta të tyre, por unë sot erdha në Gjakovë për ta parë nga afër përkushtimin e punëtorëve për rritjen e zogjve. Industria e mishit të zogjve, pulave dhe vezëve ndikon drejtpërdrejtë në zinxhirin e furnizimit të ushqimit dhe krijon vende pune për qindra familje. Unë do t’i mbështes prodhuesit vendorë!”, ka shkruar Hamza.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>