E hënë, 11 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeHamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë – jam në terren për të...

Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë – jam në terren për të bërë krejt çka mundem

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se banorët e Kçiqit gjatë gjithë ditës janë përballur me zjarret, të cilat po vazhdojnë edhe në këto orë.

Hamza tha se është në vendin e ngjarjes për ta përcjellë nga afër situatën dhe për të bërë çdo gjë që mundet.

“Faleminderit nga zemra zjarrfikësve për profesionalizmin dhe përkushtimin, banorëve për bashkëpunimin dhe të gjithë atyre që po ndihmojnë në këto momente të vështira”, shkroi Hamza, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e flakëve të mëdha që kanë përfshirë këtë fshat të Mitrovicës, tri shtëpi janë djegur.

The post Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë – jam në terren për të bërë krejt çka mundem appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT