Bedri Hamza takon edhe presidentin Bajram Begaj për 28 Nëntor: Së bashku, me besim e shpresë ecim përpara
Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar edhe presidentin Bajram Begaj.
Hamza ka thënë se në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve.
“Mikpritje e ngrohtë nga presidenti Bajram Begaj, me bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar. Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve”.
“Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Së bashku, me besim e shpresë, ecim përpara!”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>