E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeHamza premton: Pensionet e moshës rriten për 70 për qind

Hamza premton: Pensionet e moshës rriten për 70 për qind

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka takuar sot pensionistët e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai premton se pensionet e moshës rriten për 70 për qind, ndërkohë pensionet kontributdhënëse rriten të përshkallëzuara sipas viteve të punës.

“Një jetë të tërë punuan për vendin, duke ua bërë rrugën më të lehtë gjeneratave të reja. Një jetë më të rehatshme do ua sigurojmë të gjithë pensionistëve në Kosovë. Pensionet e moshës rriten për 70%. Pensionet kontributdhënëse rriten të përshkallëzuara sipas viteve të punës”, ka shkruar Hamza.

Më tutje, ai thotë se qendrat për kujdesin e të moshuarve do të ndërtohen në çdo regjion të Kosovës.

“Qendrat për Kujdesin e të Moshuarve ndërtohen në çdo regjion të Kosovës. Furnizim i sigurt dhe i vazhdueshëm me medikamente për të moshuarit. Kosova mundet ma mirë për të gjithë ata që punuan për të”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT