Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza: Për PDK-në, interesi shtetëror mbi çdo kalkulim politik në zgjedhjen e...

Hamza: Për PDK-në, interesi shtetëror mbi çdo kalkulim politik në zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pranuar sot ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim.

Hamza përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, raporton Klankosova.tv.

“Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë. Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri”, shkroi mes tjerash i pari i PDK-së./Klankosova.tv

Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidentit

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT