E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHamza pas vendimit të Speciales: Shumë zhgënjyes – Kosova s’do të lejojë...

Hamza pas vendimit të Speciales: Shumë zhgënjyes – Kosova s’do të lejojë rishkrim të historisë sonë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar pasi Specialja ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, është shumë zhgënjyes.

Sipas tij, sjellja dhe vendimet arbitrare të Gjykatës Speciale po e minojnë besimin e popullit në drejtësi dhe do të lënë pasoja të pariparueshme në sistemin juridik.

“Shumë zhgënjyes vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Speciale për mocionin e mbrojtjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së. Sjellja dhe vendimet arbitrare të Gjykatës Speciale po e minojnë besimin e popullit tonë në drejtësi dhe do të lënë pasoja të pariparueshme në sistemin juridik. Ne e kemi krijuar Gjykatën Speciale si përgjigje ndaj kërkesës së aleatëve tanë dhe si besim në drejtësinë ndërkombëtare. Nuk e kemi krijuar që bashkësia ndërkombëtare përmes saj të realizojë agjenda politike jashtë çdo logjike juridike”.

Tutje Hamza shprehet se Kosova nuk do të lejojë që lufta për liri e popullit tonë të komprometohet në emër të një balancimi të rremë të drejtësisë.

“Kosova nuk do të lejojë rishkrim të historisë sonë”, përfundoi ai, njofton Klankosova.tv.

 

The post Hamza pas vendimit të Speciales: Shumë zhgënjyes – Kosova s’do të lejojë rishkrim të historisë sonë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT