Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza: Nëse kandidati për president do ishte nga familja Jashari, 22 votat...

Hamza: Nëse kandidati për president do ishte nga familja Jashari, 22 votat e PDK-së do të ishin për të

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nëse kandidati për president do të ishte nga familja Jashari, 22 vota të kësaj partie do të shkonin për të.

Për këtë, ai u shpreh i bindur.

“Flas me respekt, me respekt deri në përulje për familjen Jashari dhe ata janë rast i veçantë në histori, janë diçka tjetër, është vlerë tjetër në krahasim me gjithçka. Dhe po që se kish me ardh një kandidat i familjes Jashari, unë jam i sigurt dhe e them me bindje, 22 vota të PDK-së kishin me qenë për atë kandidat”.

“Megjithatë ne kemi dëgjuar deklaratat dhe vendimet e anëtarëve të respektuar të kësaj familje dhe për mua çdo vendim që e merr kjo familje është i respektuar”, tha Hamza në “Pressing”, njofton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT