Sot PDK-ja bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, ka zhvilluar dy aktivitete elektorale, një në Gjakovë e tjetrin në Malishevë.
Fillimisht ishte aktiviteti në Gjakovë, ku një numër i madh i qytetarëve e pritën Hamzën në Sallën e Kulturës, ku premtoi rritjen e pagave për 50 për qind, pensionet për 70 për qind si dhe beneficionet e tjera që janë kryesisht për kategoritë e dala nga lufta.
Hamza premtoi 25 milionë euro për bursa çdo vit, për të cilat tha se ëndrra e çdo të riu s’do të shuhet për arsye financiare.
E, një premtim enkas për Gjakovën e bëri për rrugën Dollc-Gjakovë, ku tha se “nuk po ka krye”, duke ironizuar me kohëzgjatjen e punimeve në këtë rrugë.
Një atmosferë më e ngrohtë se në Gjakovë, Hamzën dhe bashkëpunëtorët e tij e priti në Malishevë ku u prit me brohoritma.
Si në Malishevë e si në Gjakovë, Hamza bëri thirrje që t’i vijë fundi së keqes që Albin Kurti po ia shkakton Kosovës dhe më 9 shkurt të mos lënë votë në shtëpi, por të dalin të gjithë në zgjedhje.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>