Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se mbrëmjen e sotme e ka përmbyllur me banorët e lagjes së Bairit në Mitrovicë.
Ai është shprehur se po ecin përpara drejt fitores së 9 shkurtit, përcjell Klankosova.tv.
“Dhe mbrëmjen e sotme e përmbylla me banorët e lagjes së Bairit në Mitrovicën time. Nga rrugët e Mitrovicës deri në Zyrën e Kryeministrit, zërat tuaj do të dëgjohen gjithmonë! Ecim përpara me qëllim e guxim. Ecim përpara drejt fitores së 9 shkurtit”, ka shkruar tutje Hamza.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>