Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka falënderuar edhe një herë të gjithë qytetarët që e votuan.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa dhe shton se është përgjegjësi e tyre që  tâi respektojnë afatet ligjore dhe të jenë transparentë, transmeton Klankosova.tv.
âProcesi zgjedhor po shkon drejt fundit dhe ditëve të ardhshme presim të certifikohen edhe rezultatet zgjedhore.  Deputetëve të zgjedhur të të gjitha subjekteve politike iu dëshiroj suksese në punën e tyre. Nga mandatet e fituara buron edhe detyra e shenjtë për tâiu shërbyer me ndershmëri dhe përgjegjësi atyre që besuan te secili i zgjedhur.  Faleminderit mbi 196 mijë qytetarëve që besuan te Partia Demokratike e Kosovës. Faleminderit për mbështetjen që na e keni dhënë për ta bërë Kosovën më të mirë!â, ka shkruar Hamza.
âInstitucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa dhe është përgjegjësi e jona tâi respektojmë afatet ligjore dhe të jemi transparentë. Së bashku duhet tâi mbrojmë vlerat që na bashkojnë, interesin publik dhe vendin tonë!â.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>