E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeHamza: Është koha që ta çojmë amanetin në vend (VIDEO)

Hamza: Është koha që ta çojmë amanetin në vend (VIDEO)

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, ka thënë se ishte PDK-ja që nisi luftën çlirimtare.

Ai para mijëra qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të këtij subjekti politik, tha se me PDK-në në qeveri, kanë ndërtuar autostrada, e tash është koha të vazhdojnë bashkë, transmeton klankosova.tv.

“Filluam këtë rrugëtim me luftën çlirimtare të UÇK-së, me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, me themelimin e institucioneve nga Bajram Rexhepi, me shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e aleancave me Amerikën dhe Evropën. Ne ndërtuam autostrada, zhvilluam ekonominë, hapëm vende pune. Dhe tani është koha të vazhdojmë përpara sërish bashkë! Sot, sfidat janë të mëdha. Por, vendosmëria jonë është edhe më e madhe se sfidat”, tha Hamza.

“Me ju, jo vetëm që do ta çojmë amanetin në vend, por do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë. Një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, mirëqenie për prindërit tanë dhe paga të dinjitetshme për krejt qytetarët. Do ta gjallërojmë ekonominë dhe do ta forcojmë aleancën me SHBA-të dhe Evropën. Për ne, për çdo qytetar, për Kosovën, koha është tash!”, theksoi ai.

“Do ta kemi një standard të ri në politikë, një qeveri të re. Një qeveri që punon dhe që mban fjalën. Prandaj, qysh në muajt e parë të qeverisjes, do t’i rrisim pagat në sektorin publik për 50 për qind”, tha Hamza.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498