Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe Muhamet Hamiti, pati kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.
Hamiti mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova tha se kjo qeveri është më e korruptuara që e ka pasur ndonjëherë Kosova.
“Kemi një deputet që e drejton Qeverinë e Kosovës, ky është Albin Kurti. Nënkryetari i Qeverisë, zëvendëskryeministri ishte në prokurori, për aferën e radhës, nga shumë afera korruptive. Kjo është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova në këto vite, pa asnjë dyshim. Me korrupsion, nën sanksione, me paralizë shoqërore, ekonomike e politike. Kjo është gjendja e Kosovës sot”, deklaroi ai në Klan Kosova.
The post Hamiti: Qeveria Kurti, më e korruptuara ndonjëherë që ka pasur Kosova (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.