Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeHamiti: Kryeakademikja Justina Pula nuk është kontaktuar nga askush për presidentin

Hamiti: Kryeakademikja Justina Pula nuk është kontaktuar nga askush për presidentin

Profesoresha universitare, Vjosa Hamiti, e ka mohuar se kryeakademikja Justina Pula është kontaktuar nga ndonjë parti politike për çështjen e presidentit.

Në ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, Hamiti tha se ka biseduar me Pulën sot dhe e vërteta është që nuk ka asnjë diskutim siç u raportua sot.

“Është lajm i rrejshëm. Akademikja as nuk është kontaktu as nga partia ën pushtet e as nga partitë opozitare. Unë bisedova me të dhe ashtu është që askush nuk e ka kontaktuar. Asgjë s’ka ndryshu nga mëngjesi. Zonja Justina Pula nuk është kontaktu nga askush për postin e presidentit. Nuk është mirë të lakohen emra për një institucion kaq të rëndësishëm. Profesoresha nuk është fare e kontaktuar.” – tha Hamiti. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT