E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/hamiti-kosova-ne-paralize-shoqerore-ekonomike-e-politike-kjo-eshte-qeveria-me-e-korruptuar-video/Hamiti: Kosova në paralizë shoqërore, ekonomike e politike - kjo është qeveria...

https://klankosova.tv/hamiti-kosova-ne-paralize-shoqerore-ekonomike-e-politike-kjo-eshte-qeveria-me-e-korruptuar-video/Hamiti: Kosova në paralizë shoqërore, ekonomike e politike – kjo është qeveria më e korruptuar (VIDEO) – Klan Kosova

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova është shprehur se me këtë udhëheqje, Kosova është në paralizë shoqërore, ekonomike e politike.

Ai gjithashtu u shpreh se kjo është qeveria më e korruptuar që, sipas tij e ka pasur Kosova në këto vite, përcjell Klankosova.tv.

“Me këtë udhëheqje Kosova është në paralizë shoqërore, në stagnim ekonomik, në paralizë politike, nën sanksione të BE-së u tha se e kemi në ADN partneritetin me ShBA-në, me BE-në, po e kemi pasur, por a po e mbajmë? Ne jemi të sanksionuar nga Bashkësia Ndërkombëtare tash e dy vjet” .

“Kjo është Qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova në këto vite, pa asnjë dyshim, nën sanksione, me korrupsion, në paralizë shoqërore, ekonomike, politike, kjo është gjendja e Kosovës”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post Hamiti: Kosova në paralizë shoqërore, ekonomike e politike – kjo është qeveria më e korruptuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT