E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeHamburgu shkruan histori, pesë kandidatë nga Kosova garojnë në zgjedhjet e landit

Hamburgu shkruan histori, pesë kandidatë nga Kosova garojnë në zgjedhjet e landit

Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut.

Bëhet fjalë për Dafina Berishën, Kushtrim Lulaj, Muhamet Idrizin, Nikola Tunici dhe Sami Musën.

Kështu bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se ky është një moment historik dhe arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për diasporën, por edhe për forcimin e zërit të saj në politikën e politikbërjen gjermane.

“Ftojmë të gjithë shqiptarët në këtë land të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja juaj nuk është vetëm një votë – është një zë më i fuqishëm brenda institucioneve gjermane! Dikur, zëri i mërgatës sonë dëgjohej në rrugët e Hamburgut përmes protestave. Nesër, ai mund të dëgjohet në parlamentin e këtij landi, duke përfaqësuar interesat dhe të drejtat tuaja”, ishte thirrja e Ajetit.

“Këta pesë kandidatë vijnë nga parti të ndryshme politike, por ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që mund t’i ndajë. Prandaj, bëhu pjesë e kësaj historie, duke qenë dëshmitar i saj”, shtoi tutje ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498