Hamasi ka thënë se pranon të lirojë pengjet izraelite, të vdekur dhe të gjallë, sipas planit të paqes të Donald Trump për Gazën.
Grupi tha gjithashtu se dëshiron të angazhohet në negociata për të diskutuar detaje të mëtejshme, duke përfshirë dorëzimin e “administrimit të enklavës një organi palestinez autokratësh të pavarur”, shkruan skynews.
Bëhet e ditur se presidenti amerikan Donald Trump kishte vendosur një afat të ri deri të dielën për t’iu përgjigjur propozimeve të tij, të mbështetura nga kombet arabe.
Korniza prej 20 pikash e Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës – e cila është pranuar tashmë nga Izraeli – përcakton që Hamasi të çarmatoset dhe të mos ketë asnjë rol në të ardhmen në qeverisjen e Gazës.
Ndryshe, besohet se grupi i armatosur ende mban 48 pengje në territorin palestinez, vetëm 20 prej të cilëve mendohet se janë gjallë.
Por, edhe me garancinë e Trumpit se Izraeli do t’i përmbahej kushteve, brenda grupit ekziston një mungesë besimi se Izraeli nuk do të rifillonte operacionet e tij ushtarake pasi të kishte marrë pengjet.
Kjo pasi Izraeli u përpoq të vriste udhëheqjen e Hamasit në Doha në një sulm ajror muajin e kaluar. /Telegrafi/