Hamasi merr përgjegjësinë për të shtënat vdekjeprurëse në Jerusalem që la gjashtë të vdekur

news image

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam, ka marrë të martën përgjegjësinë për sulmin me armë që ndodhi të hënën në periferi të Jerusalemit, duke lënë gjashtë të vdekur dhe 26 të lënduar, përfshirë gjashtë në gjendje të rëndë.

Viktimat përfshinin një ish-kardiolog 79-vjeçar, një rabin 43-vjeçar dhe një 25-vjeçar që kishte emigruar së fundmi nga Spanja, raporton The Guardian.

Në deklaratën e tyre, Brigadat al-Qassam njoftuan: “Brigadat Al-Qassam njoftojnë përgjegjësinë e tyre për sulmin me armë që ndodhi dje (të hënën) në mëngjes … pranë kryqëzimit të vendbanimeve Ramot, i cili shtrihet në tokat e Jerusalemit tonë të dashur.”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/