Hamasi do të dorëzojë trupat e dy pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.
Trupat do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq. Dje, të martën, u dorëzuan katër trupa, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte ai i një palestinezi. 21 trupat e mbetur të pengjeve mbeten për t’i dorëzuar Izraelit, të cilët, sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, duhej të ishin dorëzuar të gjithë menjëherë.
Zyrtarët kishin informuar udhëheqjen politike se procesi i kthimit të pengjeve të vdekur mund të zgjasë me javë. Të tjerë vlerësojnë se Izraeli mund të mos jetë në gjendje të rikuperojë të gjithë trupat derisa të fillojë të veprojë grupi shumëkombësh i punës që do të ngrihet për të gjetur trupat në Rripin e Gazës, vendndodhja e të cilëve nuk dihet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!